Gjate dites sotme, e enjte, moti mbi vendin tone parashikohet te jete me vranësira mesatare dhe të dendura. Priten reshje shiu me intensitet të dobët në pjesën bregdetare dhe qëndrore. Në lartësi në verilindje priten reshje debore.
Era do te jete me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-18m/sek, më e theksuar përgjatë vijës bregdetare. Deti i forcës 5 me lartësi vale 3.8 metër. Mjegull / mjegullinë lokale për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen te jene:
Vendet malore 2°/14°C
Vendet e ulta 6°/21°C
Vendet bregdetare 7°/19°C
/ATA