Paraditja e sotme do të jetë e kthjellët, por pasdite sidomos në pjesën jug-perëndimore pritet të fillojnë reshjet e para të shiut. Sinoptikanët kanë parashikuar shtim të vranësirave dhe reshje shiu gjatë të martës e të mërkurës në gjithë territorin e vendit.
Ndërsa për sot, temperaturat e ajrit janë si më poshtë:
Zona bregdetare 9 °C/ 21 °C
Vendet e ulta 8 / 19 °C
Vendet malore 0 / 15°C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.