Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës, vijon në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët, situatë e cila do të vijojë dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre në orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.