Kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar gjatë gjithë ditës. Por në orët e pasdites do të ketë vranësira të lehta në kufirin lindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës dhe Pukës me 17°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 37°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./ Opinion.al