Kryesore

Parashikimi i motit, 8 nëntor 2019


               Publikuar në : 08:00 - 08/11/19 |
Opi Nion

Territori shqiptar do të karakterizohet sot nga mot i vranët, ku vranësirat do të jenë më të dendura në zonat malore. Vendi ynë herë pas here do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu ku më të dukshme do të jenë në Juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në më mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4 gradë deri në 19 gradë.

Era do të fryjë mesatare në tokë deri në e fortë në det, me shpejtësi 50 km/j nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzime mbi 4 ballë./ Opinion.al

Pas