Gjatë ditës së sotme, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në vendin tonë ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje shiu në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./Opinion.al