Kryesore

Parashikimi i motit, 6 prill 2020


               Publikuar në : 08:01 - 06/04/20 |
Opi Nion

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 12ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.

Era do të fryj në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 14ºC./ Opinion.al

Pas