Pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të paraqitet me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar në skajet veri-jug.
Por pjesa e dytë e ditës përmirëson ndjeshëm kushtet amtmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.
Era do fryjë mesatare në veri por e lehtë në jug me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./ Opinion.al