Orët e para të ditës do paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta për veriun dhe qendrën, ndërsa zonat jugore do kenë më shumë kthjellime.
Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë ndërprerje të reshjeve, por sërish mbrëmja rikthen motin e paqëndrueshëm në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit ulen më 2 gradë në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite duke arritur shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./ Opinion.al