Sipas MeteoAlb, vijon territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara në zonat Jugore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në Juglindje.
Parashikohet që pasditja të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të kenë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Ndërkohë do të vijojnë dëbora dhe ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.