Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve ë qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Ndërsa në zonat Jugore vranësirat do të jenë më të shpeshta duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në Jugperëndim dhe reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat malore Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.