Vendi ynë do të jetë vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar dhe lokalisht intensivë gjatë orëve të para të ditës. Por duke filluar nga orët e mesditës do të kemi dobësim të intensitet të reshjeve, ku herë pas here pritet të kemi kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 15°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë. / Opinion.al