Moti në vendin tonë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare deri në mesditë, ku më të shpeshta do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Por pas mesditës vranësirat zhvillohen në një pjesë të mirë të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe herë pas here në formë rrebeshi, ndërsa orët mbrëmjes dhe natës rikthejnë kthjellimet.
Siaps MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera të pandryshuara duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë./Opinion.al