Mot i kthjellët dhe i nxehtë do të mbizotërojë në vend deri në orët e pasdites kur në zonat malore do të ketë kalime vranësirash dhe rrebeshe afatshkurtra shiu por ultësira perëndimore mbetet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15֯C deri në 35֯C.
Era do të fryjë me shpejtësi 30km/h nga drejtimi kryesisht verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /Opinion.al