Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta në vend. Por duke filluar nga mesdita vranësirat do të shtohen, duke bërë që i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet në orët e mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 19°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 4 – 5 ballë. /Opinion.al