Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë mbizotëruese gjatë orëve të para të ditës.
Por në orët e pasdites pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 15°C.
Era do të fryjë e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. . / Opinion.al