Sipas MeteoAlb, mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata duke kushtëzuar kthjellime në të gjithë vendin gjatë pjesës së parë të ditës.
Pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash, ku më të dukshme do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi deri 45-50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë./Opinion.al