Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por duke filluar nga orët e mesditës, vranësirat do të zhvillohen në zonat lindore dhe veriore, ku në këto zona do të ketë reshje të pakta, deri në orët e pasdites. Mbrëmja do të përmirësojë kushtet atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 5°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës, me 25°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, duke krijuar dallgëzimi të ulët. /Opinion.al