Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, por në zonat malore gjatë mesditës shfaqen vranësira të lehta.
Ndersa pasditja dhe mbrëmja lë me kthjellime rajonin jugor dhe qëndror, por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të përfshijnë ekstremin Verior dhe Juglindor.
Ndersa orët vijuese sjellin dominim të kthjellimeve edhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 8°C deri në 30°C.
Era do fryjë mestare me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.