Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime, përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku priten vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.