Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 maj 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 26/05/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites, por vranësira të herë pas herëshme do ketë në zonat malore. Pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikurar edhe ndonjë shi afatshkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, po ashtu rënia vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtim veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë./Opinion.al

Pas