Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët me alternime vranësirash por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për muajin tetor ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 19ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 29 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18C në 29ºC.
Era do të fryjë në drejtim Verior- veriperëndimor me forcë derinë 2 ballë./ Opinion.al