Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin kryesisht bregdetin. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./ Opinion.al