Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara. Zonat më të prekura nga këto reshje do të jenë veriu dhe pjesërisht lindja e territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.