Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu, ku herë pas here shirat do të fuqizohen. Ndërsa reshje dëbore pritet të ketë në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes lindore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë./Opinion.al