Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jënë prezente, herë pas here në formë rrebeshi. Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime përgjatë vijës bregetare duke lënë me shira të dobët dhe të izoluar zonat malore dhe pjesërish zonat e ulëta.
Gjatë nates pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dendur në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.