Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, por orët e mesditës dhe pasdites do të shtojnë vranësirat, duke bërë që në orët e mbrëmjes të kemi shfaqje të reshjeve në pjesën me të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 16°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë. /Opinion.al