Do të vijojnë masat polare ndikim e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve por temperatura të ulëta.
Për pasojë; moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrijes Lindore por nuk do të ketë reshje. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm sërisht në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.