Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë në pjesën më të madhe me mot të kthjellët deri në orët e pasdites.
Por në mbrëmje vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat malore, duke e lënë zonën e ultësirës Perendimore me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 21°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./Opinion.al