Orët e para të ditës së sotme do të mbeten në ndikimin e një moti me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë pjesërisht në zonat e ulta dhe kryesisht ato malore duke krijuar mundësinë për shira të papërfillshëm në zonat veriperëndimore dhe skajin verior.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të largojë vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./Opinion.al