Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët. Por në zonat malore do të kemi prezencë të pakët të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 22°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë./ Opinion.al