Edhe dita e sotme do të ketë alternime vranësirash dhe kthjellimesh në gjysmën lindore të vendit gjatë paradites ndërkohë që pasditja do të sjellë shtim të vranësirave.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 16°C në Jugperëndim.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./ Opinion.al