Kryesore

Parashikimi i motit, 15 Shtator 2020


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 15/09/20 |
el ida

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike mbeten prezente në vendin tonë, duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Por në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë shfaqje të vranësirave në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë./Opinion.al

Pas