Gjatë pjesës së parë të ditës së sotme moti në vendin tonë do të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta të cilat sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por reshje dëbore në zonat malore. Por pjesa e dytë e ditës do të përmirësoj dukshëm kushtet atmosferike duke sjellë pauzë të reshjeve dhe rikthim të përkohshëm të kthjellimeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rënie të ndjeshme sjellin orët e mesditës, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare në tonë, por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./Opinion.al