Në vendin tonë gjatë ditës së sotme i gjithë territori do të jetë me kthjellime kryesisht në zonat e ulta dhe bregdet, ndërsa vranësira të lehta do ketë në zonat malore, sipas meteoalb.
Por pasditja sjell reshje të pakta sërish në zonat malore kryesisht verilindore, ndërsa mbrëmja do jetë në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë./ Opinion.al