Kryesore

Parashikimi i motit, 14 nëntor 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:09 - 14/11/21 |
Opi Nion

Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat vijnë nga rajoni Mesdheut, vendi ynë do të përfshihet nga vranësira të dendura duke filluar nga orët e para të ditës.

Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht pasditja të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht momente me shira afatshkurtër do ketë edhe në pjesën tjetër të vendit.

Orët e natës sjellin largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve atmosferike. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rënie me 1-2°C sjellin orët e mesditës duke u luhatur nga 4°C deri në 22 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./ Opinion.al

Pas