Vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 9 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në detet Adriatik dhe Jon me forcë 1-2 ballë.