Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare deri afër mesditës kur sërish pritet fuqizim i vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu kryesisht në zonat malore dhe në zona të izoluara të qendrës së vendit.
Vonë pasdite pritet kthjellim i motit në territor. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në të dy vlerat ditore duke variur nga 8 në 29°C.
Era do të fryjë e lehtë paradite dhe më mbrëmje por mesditja dhe pasditja forcojnë erën përkohësisht në territor dhe det, duke ruajtur drejtimin veriperëndimor, por dallgët do të ngjiten deri në 2 ballë.