Mëngjesi i ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën lindore të vendit.
Bregdeti do të përfshihet nga vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave dhe në mbrëmje shirat do të përfshijnë të gjithë vendin.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.