Gjatë ditës së sotme masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në Republikën e Shqipërisë. Për pasojë kthjellimet do të dominojnë deri në mesditë, ndërsa në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare. Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin tonë ndërsa shira të papërfillshëm do ketë zona e Alpeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi në zonat malore deri në 38°C mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.