Katër vite më parë, gjesti i tij pas golit të dytë që Italia shënoi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Euro 2012 ka mbetur ende në mendjen e miliona shikuesve. Por këtë Europian, autori i atij goli, sulmuesi Mario Balotelli, është duke i parë ndeshjet nga shtëpia dhe bën opinionistin për “goal.com”. “Më vjen mirë që njerëzit e kujtojnë atë fitore ndaj Gjermanisë në Euro 2012. Nuk më pëlqen të flas për golat e mi apo për ndeshjet e së shkuarës edhe pse kur i kujtoj lumturohem për atë që kam bërë”, ka thënë sulmuesi Mario Balotelli.