Aktualitet

Paraqiti amendamentin, Braçe akuzon Ballën: Ka bllokuar një rregullim qe ndihmon bujqit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 30/11/22 |
Opi Nion

I ashpër ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe, i cili në një reagim në “Facebook”, akuzon kreun e grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që sipas Braçes vendos rregull në treg dhe garanton bujqit për paratë e mallit të tyre.

Sipas Braçes, arsyeja që Balla ka bllokuar amendamentin është se ka zbuluar se Braçe është kundër qeverise së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj.

Më tej ai thotë se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët.

Ai e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

Postimi i Erion Braçes

MIRE QE JENI ME TREGETARET;

PO ME BUJQIT ÇFARE KENI?!

Prej Qershorit te këtij viti, kam paraqitur ne Kuvend një amendim ne ligj, i cili, VENDOS RREGULL NE TREG;

GARANTON BUJQIT PER PARATE E MALLIT TE TYRE!

Janë miliona euro qe GRUMBULLUESIT prej 6-9-12 muaj e me shume, NUK UA PAGUAJNE BUJQVE;

KANE BLERE PRODUKTE TE BUJQIT DHE PREJ KAQ KOHESH NUK U JAPIN PARATE!

Mendoni një bujk qe ka punuar nga 4-5 muaj-ne ciklin me te shkurtër, deri ne 9-12 muaj-ne ciklin me te gjate, për te patur prodhimin, prej tij te ardhurat, e kane shitur produktin dhe, KANE ME SHUME SE NJE VIT QE NUK MARRIN PARATE!

KAM PROPOZUAR NJE AFAT 50 DITOR PER TE PAGUAR PARATE TEK BUJKU!

Ne ligj, sot, ne kemi afat veç për te MBROJTUR TREGTARET, marrëdhëniet mes tyre, asgjë për bujkun ne raport me tregtarin.

PREJ QERSHORIT, PROPOZIMI LIGJOR QE KAM BERE ESHTE BLLOKUAR; 5 JAVE ME PARE, PROPOZIMI ISHTE NE KALENDAR PER TU DISKUTUAR NE KOMISIONE E SEANCE PLENARE;

POR PERSERI U BLLOKUA, NE MENYRE TE PALIGJSHME, JASHTE CDO PROCEDURE PARLAMENTARE, NGA KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE!

Perse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se unë jam kundër Qeverise se Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!!!

Pra, pa asnjë efekt mbi buxhetin e shtetit, te propozosh qe bujqit te marrin paratë e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 ditëve, QENKA KUNDER QEVERISE DHE KUNDER PARTISE SOCIALISTE?!

Ky qofte!

Te enjten, urdheroi votim kundër një ndihme te vogël e konkrete për blegtoret, punën e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; një urdhër qe reflekton padije-padituri, ligësi, cmirë, qe gëlojnë mes atyre qe urdhrin e kane instrument fuqie, pushteti.

Ka bllokuar prej muajsh një rregullim qe ndihmon e garanton bujqit TE MARRIN PARATE E PUNES E MUNDIT TE TYRE; tërësisht ne mënyre te paligjshme.

NE KETE PIKE, NJE PYETJE KAM:

ÇFARE DUHET TE BEJ NJE DEPUTET PER TE BERE PUNEN E TIJ, TE MBROJ PUNETORET E SEKTORIT ME TE GJERE TE EKONOMISE KOMBETARE, BUJQESISE?

Ua them vetë;

DUHET TE KERKOJ PUNE TJETER!

AJER!

 

 

Pas