Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parapritë një sulmi me armë bërthamore, Pelosi flet me Shefin e Shtabit

2021/01/09 at 10:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Amendamenti 25/Nancy Pelosi kërkon largimin e menjëhershëm të Trump

Mes shqetësimeve në rritje për veprimet që mund të ndërmarrë Presidenti Donald Trump gjatë ditëve të tij të fundit në detyrë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të premten se ajo kishte pyetur një gjeneral të lartë të Pentagonit se çfarë masash ekzistojnë për t’i paraprirë një urdhëri nga presidenti për sulm me armë bërthamore.


Mundësia, megjithëse në dukje e shumë e vogël, mund të jetë një nga aspektet nën shqyrtim në kuadrin e një përpjekjeje nga zonja Pelosi dhe disa udhëheqës të tjerë në nivel kombëtar për ta hequr Presidentin Trump nga detyra edhe para se të mbarojë mandati i tij në detyrë më 20 janar.

“Këtë mëngjes, unë fola me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley, për të diskutuar masat paraprake në dispozicion për t’ia parandaluar një presidenti të paqëndrueshëm mundësinë e fillimit të përplasjeve ushtarake ose qasjen në kodet e nisjes dhe urdhërimin e një sulmi bërthamor”, shkruajti zonja Pelosi në një letër për kolegët e saj të Partisë Demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Situata e këtij presidenti të dalë jashtë kontrolli nuk mund të jetë më e rrezikshme (se ç’është), dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij trazues ndaj vendit tonë dhe demokracisë sonë”.

I pyetur për të konfirmuar bisedën telefonike, një zëdhënës i Gjeneralit Milley i tha Zërit të Amerikës se, “ai iu përgjigj pyetjeve të saj në lidhje me procesin e autoritetit të kodeve bërthamore”.

Zëdhënësi nuk dha hollësi për atë që u tha gjatë telefonatës.

Urdhri i paligjshëm

Presidenti ka autoritetin e vetëm për të urdhëruar lëshimin e një arme bërthamore dhe nuk kërkon miratimin e Kongresit ose këshilltarëve të tij ushtarakë. Por nëse një komandant ushtarak do të vendoste, sipas këshillës së juristëve të tij, se një urdhër i tillë ishte i paligjshëm, atëherë urdhri mund të refuzohej.

Udhëheqësit e kaluar dhe të tanishëm të Pentagonit gjithashtu kanë thënë se ata nuk do t’i binden një urdhri të paligjshëm nga presidenti.

Zonja Pelosi dhe kolegët e saj dëshirojnë gjithashtu ta shohin presidentin përpara përgjegjësisë për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin e Shteteve të Bashkuara këtë javë, duke vonuar çertifikimin e fitores së Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe duke çuar në vdekjen e pesë personave, ndër ta edhe një oficer i Policisë së Kapitolit.

Një lëvizje për të ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Trump për herë të dytë – nëse ai do të dënohej në Senatin e udhëhequr nga republikanët – do të kishte gjithashtu efektin që do t’i ndalojë mbajtjen në të ardhmen të posteve federale.

Udhëheqësit demokratë të kongresit i kanë bërë thirrje gjithashtu Nënpresidentit Mike Pence të aktivizojë mekanizmin e parashikuar në amendamentin e 25-të, i cili ofron një mënyrë alternative dhe ndoshta më të shpejtë për të hequr presidentin nga detyra. Nënpresidenti Pence nuk është përgjigjur, por thuhet se u ka thënë kolegëve se ai nuk e favorizon një veprim të tillë.

I miratuar në vitet 1960, Amendamenti i 25-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara lejon transferimin e përkohshëm të pushtetit nga presidenti te nënpresidenti, nëse presidenti është paaftësuar, me miratimin e shumicës së Kabinetit. Por analistët thonë se ky opsion mund të jetë i vështirë për t’u ushtruar me vetëm disa ditë të mbetura nga presidenca Trump.

Fuqia mund të rikuperohet

“Është gjithashtu shumë e vështirë të vihet në përdorim amendamenti i 25-të, në një situatë në të cilën presidenti nuk është në gjendje kome ose nuk është përndryshe fizikisht i paaftë duke mos patur mundësinë të funksionojë ose të veprojë, pasi presidenti thjesht mund të njoftojë Kongresin se ai është në gjendje të rimarrë sërish kompetencat e postit dhe të rimarrë kështu pushtetin”, tha John Hudak, një ekspert për studimet e qeverisjes në Institutin Brookings.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer dhe zonja Pelosi paralajmëruan se nëse Nënpresidenti Pence nuk vepron, atëherë ligjvënësit demokratë do të hedhin në votim akuzat për shkarkimin.

“Veprimet e rrezikshme dhe nxitëse të presidentit kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm nga detyra”, thanë të enjten zoti Schumer dhe zonja Pelosi.

Një numër i madh i ligjvënësve demokratë – dhe disa republikanë – kanë shprehur mbështetje për largimin e Presidentit Trump nga pushteti ose për censurimin e veprimeve të tij. Por pas komenteve të zonjës Pelosi, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin Mçarthy, sinjalizoi se ai nuk e mbështeste shkarkimin nga Kongresi.

“Shkarkimi i presidentit me vetëm 12 ditë të mbetura në mandatin e tij do të ndajë vendin tonë më tej”, tha ai.

Zoti Mçarthy tha se ai kishte kontaktuar Presidentin e zgjedhur Biden për të planifikuar të bisedonin se si të punojnë së bashku për të ulur tensionet dhe për të bashkuar vendin.

Pesë persona vdiqën si rezultat i trazirave të mërkurën në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara. Mbështetësit e presidentit çanë barrierat mbrojtëse të Policisë së Kapitolit në përpjekje për të ndaluar një seancë të përbashkët të Kongresit për numërimin e votave elektorale dhe çertifikimin e fitores së zotit Biden.

Më herët gjatë ditës, Presidenti Trump mbajti një tubim në Shëtitoren Kombëtare dhe inkurajoi mbështetësit e tij për të protestuar ndaj rezultateve. Shkelja masive e sigurisë nga protestuesit pro-Trump shënoi herën e parë që Kapitoli i Shteteve të Bashkuara ishte sulmuar që kur britanikët hynë në të gjatë Luftës së 1812-tës.

Presidenti Trump u akuza për abuzim të pushtetit dhe pengim të Kongresit në dhjetor 2019, por u shpall i pafajshëm në një gjyq në Senat në shkurt 2020. Asnjë president amerikan nuk është përballur me dy votime për shkarkim.

Dy arsyet e paraqitura

“Ka dy arsye për ta realizuar shkarkimin”, tha Paul Berman, një profesor në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit George Ëashington. “Njëra është thjesht për ta bërë të qartë se një president në detyrë që nxit një kryengritje kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara është ndoshta gjëja më e keqe që një president mund të bëjë ndonjëherë. Dhe kjo deklaratë duhet të bëhet. Së dyti, dhe ndoshta më pragmatike, nëse ai shpallej fajtor dhe dënohej, kjo do t’ia hiqte mundësinë e rikandidimit në të ardhmen”.

Ndërsa nuk ka gjasa që ligjvënësit amerikanë të kenë kohë të kthehen në punë për të miratuar procedurat e komplikuara për një shkarkim para fundit të mandatit të Presidentit Trump, analistët thonë se një gjyq në Senat mund të mbahet pasi presidenti të largohet nga detyra.

“Nuk ka asgjë nga ç’shoh unë në Kushtetutë që do të ndalonte që një gjyq për hetimin dhe dënimin të zhvillohej në ditët pasi ai të linte detyrën”, tha zoti Berman. “Ne duhet të ngremë procesin e llogaridhënies që bën të qartë se një president nuk mund të bëjë atë që bëri ai dhe gjithashtu sepse duam t’i paraprijmë mundësisë që ai të mbajë poste sërish”./VOA

Etiketa: arme berthamorepelosi


Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Shpërthim rastesh në Kaliforni, 1 në 10 persona i infektuar

Shpërthim rastesh në Kaliforni, 1 në 10 persona i infektuar

Borrell: Të gatshëm të punojmë për dialogun me Turqinë

Borrell: Të gatshëm të punojmë për dialogun me Turqinë

Tiranë/Strehoi sirianët, arrestohet pronari i hotelit

Tiranë/Strehoi sirianët, arrestohet pronari i hotelit
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com