Forcat e anti-terrorit në Francë parandaluan një sulm terrorist në qytetin e Marsejës. Në pranga përfunduan 2 persona 23 dhe 29 vjeç. Ministri i brendshëm francez, Matias Fekél, tha se terroristët e arrestuar kishin në plan të sulmonin përpara raundit të parë të zgjedhjeve, që do të mbahen këtë fundjavë.
Fotot e tyre ishin shpërndarë në stafet e sigurisë së kandidatëve për president. Në banesën e terroristëve u gjetën armë zjarri dhe eksploziv. Franca ndodhet në gjendje emergjence, që zgjat që prej sulmeve terroriste të nëntorit.
Tv Klan