Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me parandalimin e një ngjarje kriminale në Elbasan.
Sipas autoriteteve, janë sekuestruar 4 armë zjarri, 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, 2 bidona me benzinë dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi.
Mësohet se në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMË X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me benzinë.
Ndërkohë, në afërsi të një koshi mbeturinash, efektivët e policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ Opinion.al