Qarkullimi në hyrje të kryeqyteti është ngadalësuar si pasojë e një fluksi të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, përgjatë akseve rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan”.
Policia njofton se qarkullimi është ngadalësuar, por nuk ka bllokim.
Megjithatë, ata iu bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të tregojnë durim.
“Elbasan/Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës.
Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.
Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim”, njofton policia./Opinion.al