InstaBIZ

Paralizë të fytyrës në anën e djathtë, Justin Bieber ndan imazhet me fansat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:15 - 11/06/22 |
Opi Nion

“Ka paralizë të plotë në një anë të fytyrës sime… Trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj ritmin”. Kështu është shprehur këngëtarui Justi Bieber teksa ka zbuluar se vuan nga paraliza e fytyrës dhe kjo ka qenë atsyeja e anulimit të shfaqjeve këtë javë.

Në një video në Instagram, ai u ka treguar 240 milionë ndjekësve të tij sesi ana e djathtë e fytyrës së tij nuk lëviz.

“Shpresoj që ju të kuptoni,” tha 28-vjeçari. “Unë do ta përdor këtë kohë për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në njëqind për qind, në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë.”

Ai shtoi se ka bërë ushtrime të fytyrës për t’u “rikthyer në normalitet”, por se nuk e di se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar./Opinion.al

Pas