Kryesore

Paralajmëron Zaev:Nëse nuk hapen negociatat,shumë efekte negative në rajon


               Publikuar në : 18:56 - 16/10/19 |
el ida

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu bëri thirrje liderëve të Bashkimit Europian për një vendim pozitiv për çeljen e negociatave.

“Mos u bëni pengesë jonë, por heronjtë tanë”, tha Zaev.

“Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. E bëmë sepse ishte kushti kryesor për ne dhe ne ia arritëm. Nëse nuk na i hapni negociatat do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend, por edhe në rajon, edhe Bashkimi Europian do të humbasë besueshmërinë e tij”,  tha kreu i qeverisë së Shkupit duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të ndonjë vendimi negativ në Samitin e Këshillit të BE-së.

Po ashtu edhe Eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn, paralajmëroi efektet negative në rast të mos hapjes së negociatave të anëtarësimit.

“Nëse të gjitha përpjekjet që Maqedonia e Veriut ka bërë nuk shpërblehen, atëherë nuk do të ketë nxitje për Serbinë dhe Kosovën për të përfunduar dialogun me një zgjidhje të pranueshme për të dyja vendet. Pasi arsyeja për ta bërë këtë është perspektiva Europiane”, tha ai./Opinion.al

Pas