Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmëron Policia, kujdes nga këto akse pasi trafiku do të jetë i rënduar

2017/07/08 at 1:31 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Paralajmëron Policia, kujdes nga këto akse pasi trafiku do të jetë i rënduar

Fundjavat gjatë sezonit të verës janë problematike për sa i përket trafikut në zonat bregdetare por edhe në autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka paralajmëruar paraditen e sotme për një trafik të rënduar në disa prej zonave më problematike, ku edhe aksidentet kanë qenë të shumta. Vetëm gjatë orëve të para të paradites kanë ndodhur 4 aksidente rrugore.

Njoftimi i Policisë:

SHKODËR: Në të gjithë akset rrugore të qarkut Shkodër ka trafik normal të pandërprerë të mjeteve, nuk janë regjistruar aksidente dhe bllokime të trafikut në zonën e Velipojës.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të tjera janë vendosur sipas planizimit për sezonin turistik.

DURRËS: Në të gjithë akset rrugore të Durrësit ka trafik normal të pandërprerë të mjeteve, nuk janë regjistruar aksidente dhe bllokime të trafikut në zonën e plazhit të Durrësit sidomos në Gjirin e Lalëzit.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të tjera janë vendosur sipas planizimit për sezonin turistik.

Në ndihmë të shërbimeve të Qarkut Durrës në zbatim të planit të masave janë 5 punonjës të Policisë Rrugore Tiranë, ndërkohë që në zonën e Golemit në Kavajë janë planizuar për ditën e sotme dhe në vijim 6 punonjës të Policisë Rrugore Tiranë, të cilët monitorojnë trafikun në këtë zonë bregdetare.

Autostrada Tiranë-Maminas: Në orët e mëngjesit ka patur fluks të madh mjetesh nga kryeqyteti për në drejtim të Durrësit dhe të Gjirit të Lalëzit. Kanë ndodhur 4 aksidente me dëme materiale(përplasje mjetesh) dhe një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi.

Kryerja e veprimeve në këto aksidente ka shkaktuar vonesë të përkohëshme dhe bllokim të trafikut. Situata u përmirësua për një kohë relativisht të shkurtër dhe tani trafiku po rrjedh normalisht.

Ka shërbime të përforcuara në këtë segment rrugor të Policisë Rrugore dhe shërbime të tjera të Policisë Shtetit.

Lezhë- Fier – Vlorë: Në të tre qarqet e mësipërme nuk janë vënë re bllokime ose ngadalësime të trafikut gjatë mëngjesit të sotëm dhe në vijim deri në orët e drekës. Në të tre qarqet ka shërbime të përforcuara të Policisë Rrugore, të Policisë së Rendit dhe të FLO.

Edhe në brendësi të zonave turistike, plazhet e Divjakës, plazhet e zonave të Himarës dhe të gjithë bregut të jugut, Sarandës, të Shëngjinit janë nën kontroll normal të shërbimeve të Policisë Rrugore. Kjo është situata në përgjithësi nga mëngjesi i sotëm e deri tani.

Pasdite pritet rëndim i situatës dhe ngarkesë mjetesh në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit – Mbikalimi-Maminasit si dhe në aksin Durrës -Tiranë. Shërbimet e Policisë Rrugore pas orës 16:00 do të përforcohen me të tjera shërbime shtesë për të përballuar flukset e kthimit dhe të hyrjes në Tiranë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve në rast fluksi në pasdite për kthimin në Tiranë nga Durrësi të përdorin edhe rrugë alternative nëpërmjet rrugës së Ndroqit dhe ditën e nesërme për ata drejtues mjetesh që kërkojnë të dalin nga Tirana për në Durrës dhe për të shkuar në destiancionet e Jugut të zgjedhin sipas rastit këtë segment rrugor alternativ.

Janë porositur Drejtuesit e Policisë Rrugore Durrës, Tiranë, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Fier që në çdo rast të ndodhjes së aksidenteve rrugore me ose pa pasojë në këto akse rrugore si dhe të bllokimit të trafikut dhe të krijimit të radhëve të njoftojnë menjëherë me qëllim njoftimin në kohë nëpërmjet medias të drejtueseve të automjeteve për bllokimet e mundshme.

Etiketa: trafik plazh fundjave

Ju sugjerojmë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Para
Përplasje brenda PD-së, kreu i FRPD-së akuza ndaj Salinjanit: Marionetë e Çilit, do të përçash PD-në

Përplasje brenda PD-së, kreu i FRPD-së akuza ndaj Salinjanit: Marionetë e Çilit, do të përçash PD-në

OSHE: Gjarpri lë pa drita zonën e plazhit

OSHE: Gjarpri lë pa drita zonën e plazhit

PD ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e saj për zgjedhjet e kryetarit

PD ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e saj për zgjedhjet e kryetarit

TE FUNDIT

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
6 Qershor, 2025

Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com