Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralajmërimi serioz i Gjermanisë për integrimin

2016/11/24 at 8:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Paralajmërimi serioz i Gjermanisë për integrimin

Nga Desada Metaj

Ardhja e deputetit gjerman Krishbaum nepër Tiranë duket se ka vënë në pikëpyetje shumë nga pritshmëritë dhe deklaratat se Shqipëria ka hapur proçesin e negociatave me BE. Edhe pse ishte pak a shumë e paralajmëruar, konferenca për shtyp e kreut të grupit parlamentar të CDU/CSU befasoi me qartësinë dhe shqiptimin e pastër dhe të drejëpërdrejtë të fakteve që ndoshta shumë i njohin, por pak i artikulojnë si problematikë shqiptare.

Me 7 kushtet e cituara, reformën në drejtësi dhe administratën publike, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, çështja e pronave, zgjedhjet e ardhshme dhe zbatimin e dekriminalizimit, Krishbaum vuri në dyshim çdo deklaratë të bërë nga kryeministri për hapjen e negociatave dhe në të njëjtën kohë duket se zbehu dhe shpresat e më optimistëve përfshirë dhe ata që punojnë në zyrat e BE në Tiranë.

Kjo sepse ndryshe nga gjuha diplomatike me të cilën në përgjithësi komunikojnë zyrtarët e Brukselit, ajo e përdorur sot nga deputeti gjerman ishte e akullt dhe e qartë. Nëse reformat nuk zbatohen dhe kushtet e mësipërme mbeten në letër atëherë as ne pranverën e 2018 Shqipëria nuk do të mund të çelë negociatat. Dhe kjo është një kërkesë pa kushte dhe kompromise nga parlamenti gjerman,shumica e të cilit foli sot nëpërmjet deputetit Krishbaum. A është kjo deklaratë një sfidë për Brukselin dhe qëndrimet e tij? Nëse Edi Rama thotë se 5 kushtet janë plotësuar, por ndërkohë parlamenti gjerman pretendon të kundërtën kush thotë të vërtetën?

Ndërkohë që kushtet e përmendura sot nga deputeti i parlamentit gjerman janë shtuar me disa nga shqetësimet e opozitës si garantimi i zgjedhjeve, droga apo dekriminalizimi, çeshtje që në fakt nuk janë përmendur në raportin e komisionit europian dhe aq më pak nga ambasadorja e BE në Tiranë. Dhe jo më pak i rëndësishëm ishte mesazhi i bashkëpunimit të partive politike,një proces që për hir të së vërtetës ka munguar thuajse krejtësisht këto 3 vjet. Asnjë reformë e rëndësishme, përfshirë dhe me delikaten, Reformën në Drejtësi nuk pati konsensusin e palëve. Ndryshimet kushtetuese të reformës u bënë me konsensus për shkak të kryetarit të parlamentit Ilir Meta, por vullneti i Edi Ramës për të punuar pa opozitën u pa qartë tek miratimi i njëanshëm i ligjeve. Ishte pikërisht kjo sjellje që ndikoi në vonesën e zbatimit të reformës në drejtësi, sepse më i rëndësishmi i kësaj reforme, vetingu, me gjasë është antikushtetues.

Këto problematika apo dhe të tjera duhet të kenë qenë shqetësimi i deputetëve gjermanë që sot shumë  natyrshëm na kthyen në mos hapa pas,me këmbë në tokë për këtë proces aq të dëshiruar si integrimi. Sepse me ftohtësinë dhe qartësinë e një gjermani, Krishbaum nuk sheh asnjë lidhje mes këtyre kushteve jetësore për Shqipërinë dhe takimit të paralajmëruar mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel. Sepse ndryshe nga zhvillimet melodramatike, ballkanike dhe folklorike, kushtet për statusin dhe mos zbatimi i reformave janë e vërteta e madhe e integrimit dhe këtë nuk e fshehin dot aq takimet buzagaz me batuta dhe as fotot me të “fortët” e Europes që i serviren për zili opozitës.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Ekskluzive/ Udhëtonte me nxënësit, flet rekordmeni botëror i topit: Ja si na përplasi kamioni

Ekskluzive/ Udhëtonte me nxënësit, flet rekordmeni botëror i topit: Ja si na përplasi kamioni

Pronari i birrës Corona bën gjithë fshatin e tij milioner, i jep çdo banori nga 2 milion dollar

Pronari i birrës Corona bën gjithë fshatin e tij milioner, i jep çdo banori nga 2 milion dollar

Video/ Momenti i përplasjes së Dogjanit me Ballën: Do të q* robt, legen

Video/ Momenti i përplasjes së Dogjanit me Ballën: Do të q* robt, legen

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com